SHBA, kapet “terroristja” 18-muajshe

10/05/2012 00:00

Shtetet e Bashkuara zotërojnë një listë të gjatë emrash që u ndalohet fluturimi. Shpesh në këtë listë ekzistojnë emra të ngjashëm dhe shumë persona janë bllokuar si terroristë për t’u lënë të lirë pas verifikimeve të nevojshmeve.

Por rasti i fundit në një nga aeroportet e Floridas ishte më i cuditshme, më i pajustifikueshme dhe më skandalozi.

“Terroristi” i ndaluar këtë herë ishte një foshnje 18-muajshe. Një cift bashkëshortësh bashkë me vajzën e tyre me emrin Riyanna u zbritën nga avioni pak para nisjes në aeroportin Fort Lauderdale në Florida sepse mbante të njëjtin emër me një të moshës madhore të vendosur në listën e personave që nuk mund të fluturojnë, për dhe brenda territorit të Shteteve të Bashkuara.

Për habinë e të gjithëve, në shënjestër të forcave të sigurisë ishte foshnja 18-muajshe, e cila u shoqërua, bashkë me prindërit e saj për verifikime të mëtejshme.

Pask këtij procesi, “bebja terroriste” u la e lirë, ndërkohë që forcat e sigurisë kërkuan ndjesë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA