S’i japin për të pirë, sulmon dyqanin me shpatë

10/05/2012 00:00

Një i ri rumun ka përhapur panik në një dyqan ushqimesh të Romës, në Itali, pasi nuk i kanë dhënë pije alkoolike.

Pas refuzimet, personi në fjalë është larguar por është kthyer pas pak minutash, i armatosur me një shpatë me dy presa, të gjatë rreth një metër dhe është vërsulur si i tërbuar.

Fillimisht ai ka shkatërruar raftet e dyqanit, ka sulmuar me shkelma e grushta një punonjës dhe më pas ka prerë lehtë më shpatë në këmbë pronarin.

32-vjeçari është përpjekur të grabisë edhe arkën e dyqanit, por ka përfunduar në prangat e policisë, që është informuar nga kalimtarë të rastit që panë skenën nga jashtë.

Dyqani menaxhohej nga një 20-vjeçar afrikan nga Bangladeshi. Bashkë me të tjerët ai ka marrë plagë që sipas mjekëve janë të shërueshme brenda pak ditësh.

Ndërsa agresori pasi është arrestuar është dërguar në burgun Regina Coeli, ku është në dispozicion të hetuesve gjyqësorë, të cilët e akuzojnë për dëmtim, plagosje dhe tentativë grabitjeje.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA