Indonezi, gjendet avioni rus, asnjë i mbijetuar

10/05/2012 00:00

Autoritetet indoneziane deklarojnë se kanë gjetur avionin rus, që u rrëzua të mërkurën pasi u zhduk nga radarët, duke nënvizuar se nuk ka shenja për të mbijetuar.

Avioni tip “Sukhoi Superjet” u zhduk nga ekranet e radarëve 50 minuta pasi ishte ngritur në ajër nga Xhakarta, për një fluturim demonstrimi.

Rreth 50 persona ndodheshin në bordin e mjetit fluturues dhe skuadrat e shpëtimit i janë afruar zonës, kanë deklaruar autoritetet.

“Avioni u rrëzua në buzë të malit Salak. Kam folur personalisht me oficerin përgjegjës në terren, ai më tha se objekti është gjetur rreth 1.5 kilometra nga vendi ku u pa për herë të fundit në radar”, ka deklaruar presidenti indonezian Susilo Bambang Yudhyono.

Kryetari i shtetit ka nënvizuar se një hetim i detajuar duhet të nisë menjëherë, ndërkohë që operacionet e rekuperimit duhet të jenë prioritet.

Tetë pilotë e teknikë rusë, përfaqësues të linjës ajrore indoneziane dhe disa gazetarë ishin mes atyre që ndodheshin në avion.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA