Hollande, pas betimit takon Merkel

10/05/2012 16:50

Presidenti i ri francez, Francois Hollande pritet të takohet të martën, më 15 maj me kancelaren gjermane, Angela Merkel.

Hollande do të udhëtojë për në Berlin pasditen e së martës, pas betimit në “Ellysee”, ku do të zëvendësojë presidentin në ikje, Nicolas Sarkozy.

Ashtu sic është paralajmëruar nga mediat dhe nga vetë Hollande përgjatë gjithë fushatës së tij elektorale, kancelares gjermane do t’i propozohet rishikimi i paktit fiskal dhe gjetja e rrugëve të tjera alternative, sipas Hollande, më pak të dhimbshme për qytetarët e Bashkimit Europian për të rivendosur në rritje ekonominë.

Vetë kancelarja gjermane mirëpret takimin me Hollande, edhe pse gjatë fushatës elektorale për presidentin francez, doli hapur në mbështetje të Sarkozy.

Por kancelarja gjermane, sa i takon Paktit Fiskal, një propozim franko-gjerman, me nismëtarë Merkel dhe Sarkozy, ritheksoi se është i panegociueshëm.

Gjatë fushatës, kandidati socialist kritikoi masat rripshtrënguese të Gjermanisë për krizën e borxhit në Europë, duke e vënë theksin te politikat që mbështesin rritjen ekonomike.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA