Ukraina: Gjermania, në epokën e nazizmit

04/05/2012 19:10

Gjermania është ende në epokën e nazizmit. Është ky sulmi i ashpër që është bërë ndaj qeverisë gjermane në faqet e sotme të së përditshmes ukrainase pro-qeveritare “Siegodnia”.

Reagimi i gazetës së afërt me presidentin Viktor Yanukovich ka ardhur pas mundësisë së bojkotit të kampionatit evropian Euro 2012 nga ana e Gjermanisë.

Opsioni në fjalë u propozua nga kancelarja Angela Merkel, në shenjë proteste ndaj keqtrajtimit të ish-kryeministres Yulia Tymoshenko, nga rojet e burgut ku ndodhet prej 9 muajsh.

Dy ditë më parë ishte qeveria e Austrisë që njoftoi se do të bojkotojë të gjitha ndeshjet e Euro 2012 në Ukrainë pas rritjes së irritimit për shkak të keqtrajtimit që i është bërë lideres së opozitës.

Ndërsa një ditë më pas presidenti i Republikes, Bamir Topi njoftoi zyrtarisht gjatë një konference per shtyp me homologun malazez Vujanoviç, se është tërhequr nga pjesëmarrja në samitin e Ukrainës për të njëjtin motiv.

Por pavarësisht indinjatës së Perëndimit, drejtori i UEFA-s për Europianin, Martin Kallen, siguroi se nuk do të ketë asnjë hap pas për zhvillimin e turneut të Ukrainës dhe Polonisë.

Fotografi të Tymoshenko, 51 vjeç, që tregonin gjurmë të dhunës në trupin e saj, u publikuan nga mediat ndërkombëtare javën e kaluar.

Ish-kryeministrja deklaron se rojet e burgut e rrahën atë teksa po transferohej nga qelia në një spital për t’u mjekuar për dhembjet në kurriz.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA