Ministrit të Bujqësisë Genc Ruli ka firmosur një marrëveshje për veterinarinë me Bashkinë e Elbasanit.
Marrëveshja konsiston në kontrollin e subjekteve prodhuese apo tregtuese në fushën e produkteve me origjinë shtazore.
Ministri i Bujqësisë Genc Ruli gjatë fjalës së tij u shpreh se siguria ushqimore duhet të jetë me standarde të larta duke ulur kështu edhe rrezikun nga sëmundjet.
“Në këtë fazë të zhvillimit, problemi i sigurimit për popullatën është, do të thoja më së shumti, i zgjidhur për faktin që me rritjen e të ardhurave të familjeve, reduktimit të numrit të atyre që janë në kufijtë e varfërisë, padyshim që sfida e shoqërisë dhe e shtetit, shkon tek siguria dhe cilësia e ushqimit të gjallë. Duke menduar që për të qenë një vend duke iu bashkuar Europës duhet të kemi standardet më të larta të sigurisë ushqimore”, deklaroi zoti Ruli.
Më pas Ministri i Bujqësisë ka bërë një vizitë në thertoret e qytetit të Elbasanit.
Top Channel