Meksikë, identifikohen 3 gazetarë të vrarë

04/05/2012 18:15

Autoritetet meksikane në shtetin e Verakruzit kanë identifikuar katër trupa të pajetë që ishin gjetur një ditë më parë në një nga kanalet kryesore detare të vendit.

Sipas njoftimeve, dy nga trupat u përkasin gazetarëve Gabriel Huge dhe Guillermo Luna Varela, kushërinj mes tyre, ndërsa i treti fotografit Esteban Rodriguez.

Ndërsa trupi i katërt, i identifikuar nga familjarët, i përket Irasema Becerra, e fejuara e reporterit Guillermo Luna Varela.

Autoritetet shtojnë se trupat, të cilët mbanin shenja torture, ishin coptuar, futur në qese plastike dhe më pas ishin hedhur në kanal.

Dy ditë më parë, nga një konflikt i armatosur mes ushtrisë meksikane dhe anëtarëve të një bande droge mbetën të vrarë të paktën 12 persona, mes të cilëve dy ushtarë.

Shkëmbimi i zjarrit u regjistrua në Guasave, në veri-perëndim të Sinaolas, një ndër shtetet meksikane më të prekura nga dhuna e lidhur me narkotrafikun.

Persona të armatosur, duke përdorur granata dhe armë automatike i zunë pritë patrullës ushtarake para se të tërhiqeshin në një hotel, pasi policia dhe ushtria mbërritën në vendin e ngjarjes.

Shkollat dhe bizneset në këtë shtet kanë mbetur të mbyllura pas luftimeve të ashpra që shpërthyen mëngjesin e së mërkurës, me orën lokale.

Ndërsa më herët gjatë javës, anëtarët e Kongresit në Meksikë aprovuan unanimisht një projekt/ligj që siguron shpërblim për viktimat e krimit të organizuar.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA