Gjirokastër, sekuestrohen 100 kg hashash

04/05/2012 00:00

Një sasi prej 100 kilogramë hashashi është sekuestruar në orët e vona të së enjtes, pranë fshatit Llongo ne Dropull.

Policia kapi nje një automjeti tip Volvo me targa greke YKK 6895, ku në brendësi të automjetit u konstatuan 4 çanta të mëdha shpine të mbushura me lëndë narkotike. Drejtuesi i automjetit, si dhe një pasagjer kanë mundur të largohen duke braktisur mjetin në mes të rrugës rurale Vrisera -Llongo, duke përfituar edhe nga errësira janë larguar në drejtim të kufirit grek.

Menjëherë në drejtim të vendngjarjes në ndihmë të Policisë Kufitare dhe forcave Delta kanë mbërritur specialistët e Sektorit Kundër Narkotikëve në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Gjirokastër, si dhe grupi hetimor ku nga kqyrja e mëtjeshme e mjetit rezultoi se: Në brendësi të automjetit u gjetën dhe u sekuestruan katër çanta të mëdha shpine, ku brenda tyre kishte 95 pako të mbështjella me letër natriban, me peshë të ndryshme gjithësej rreth 100 kilogramë marihuanë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB