Egjipt, të krishterët zgjedhin Papën

04/05/2012 10:20

Të krishterët koptë të Egjiptit do të mësojnë të dielën se cili do të jetë Papa i tyre i ri, pasi një fëmijë me sy të lidhur do të zgjedhë një emër midis tre kandidatëve.

Dy peshkopë dhe një murg është në listën për t’u shndërruar në liderin e 118 të minoritetit kristian më të madh në Lindjen e Mesme, me rreth 10 milionë besimtarë.

Koptët janë një degëzim i hershëm i feve të krishtera, besim i përhapur kryesisht në Egjipt, disa vende të tjera afrikane, SHBA dhe Australi.

Papa i ri, i cili është udhëheqësi më i lartë i besimtarëve, do të zëvendësojë Papën Shenouda III, i cili ndërroi jetë në muajin mars.

Zgjedhja e Papës vjen në një moment kyç, pasi intensifikimit të sulmeve të muslimanëve ndaj të krishterëve pas rrëzimit të regjimit të Mubarakut në shkurt 2011 dhe retorikës, disa herë fyese të partisë në pushtet, Vëllazërisë Muslimane.

Përpara vdekjes së tij, Papa Shenouda, një figurë që gëzonte një respekt të madh midis të gjithë egjiptianëve, i bëri një thirrje zyrtare autoriteteve për mbrojtjen e të krishterëve dhe lirisë së besimit në vend.

Në një prej incidentëve më të rënda, në tetor 2011, 25 persona humbën jetën në përleshjet me policinë, e shkaktuara pas djegies së një kishe.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA