Më mijra pelegrinë nga i gjithë vendi  kanë mbërritur në Elbasan për të kremtuar festën e Shën Joan Vladimirit, ose siç quhet nga banorët e zonës Festa e Shijonit.

Kjo ditë e shënuar festohet kryesisht nga besimtarët e krishterë të ardhur nga vise të ndryshme të Shqipërisë, Malit të Zi, Serbisë dhe Maqedonisë, të cilet me 4 Qershorin identifikojnë ditën kushtuar Shenjtit që bashkon popujt e Ballkanit.

Manastiri i cili ndodhet pikërisht në fshatin Shijon, 9 km larg qytetit të Elbasanit, konsiderohet si nje objekt kulti me vlera të veçanta spirituale.

Sipas gojëdhënës, 10 shekuj më parë, princi malazez Joan Vladimiri sa herë qe përshkonte rrugën Egnatia ndalonte në Elbasan dhe lutej në Manastirin e Shijonit. Princi ishte i martuar me motrën e Carit të Bullgarisë, por ky i fundit nga frika se një ditë do t’i rrëmbente fronin, e ekzekuton Joanin në një prej udhëtimeve të tij.

Kali me trupin dhe kokën e prerë të princit vjen në manastirin ku falej i zoti. Banorët u mahnitën nga ç’ka panë ndaj e varrosën princin në Manastir.

Që nga ajo kohë manastiri i Shën Joan Vladimirit u kthye qendra më e rëndësishme fetare në vend dhe çdo 4 Qershor në të organizoheshin panaire me pjesëmarrjen e pelegrinëve nga i gjithë rajoni.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA