Disidenti kinez i telefonon Kongresit për ndihmë
04/05/2012 05:00
Disidenti kinez, Chen Guangcheng ka telefonuar gjatë një seance të Kongresit Amerikan për të vetëdeklaruar kërkesën për ndihmë në përpjekjet për të lënë Kinën bashkë me familjarët e tij.
Chen tha se kishte frikë për sigurinë e familjes së tij dhe ka kërkuar të takojë ballë për ballë Sekretaren amerikane të Shtetit, Hillari Klinton.
Aktivisti ndodhet në një spital të Pekinit i izoluar nga policia kineze.
Ai kishte kaluar një javë në ambasadën amerikane, por doli prej andej pasi Kina pranoi garantimin e sigurisë së tij.
Chen tha se vetëm pas largimit prej ambasadës, ai kuptoi realisht kërcënimet që u ishin bërë anëtarëve të familjes së tij.
Top Channel