Armeni, 140 të plagosur në tubimin politik

04/05/2012 21:35

Persona të shumtë kanë mbetur të plagosur në kryeqytetin e Armenisë, Jerevan, pas shpërthimit të disa balonave me gaz gjatë një mitingu politik.

Turma e të pranishëmve ishte mbledhur për një fushatë elektorale në sheshin kryesor të qytetit, në prag të zgjedhjeve parlamentare.

Ministria e Emergjencave deklaron se të paktën 144 persona janë dërguar në spital me djegie në trup, por asnjë prej tyre nuk është në rrezik për jetën.

Lajmet e para sugjerojnë se shpërthimet janë shkaktuar nga një cigare e ndezur pranë balonave. Në disa faqe interneti armenase janë transmetuar video që tregojnë
persona duke bërtitur dhe të tjerë duke u larguar me vrap, disa prej
tyre me rrobat që u kishin marrë flakë.

Zëdhënësja e Ministrisë së Shëndetësisë ka thënë për agjencinë e lajmeve “Novosti Armeniya” se disa nga personat mbetën të plagosur nga paniku që u përhap pas shpërthimeve.

Pavarësisht incidentit, presidenti Serge Sarkisian vazhdoi të mbante fjalimin përpara mijëra personave të mbledhur. Balonat ishin dekoruar me sloganin e Partisë Republikane në pushtet, “Të besojmë tek ndryshimi”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA