Prokuroria në Francë ka kërkuar nisjen e një hetimi të ri për një akuzë përdhunimi të ish-kreut të FMN-së, Dominique Strauss-Kahn.
I parë deri në përfshirjen në një skandal përdhunimi në SHBA në 2011-n si rivali potencial i presidentit Nicolas Sarkozy në zgjedhjet presidenciale, Stauss-Kahn është duke u hetuar në lidhje me një klan mafioz në Lilë, që shfrytëzonte femra për prostistituta.
Sipas akuzës, 62-vjeçari ka paguar për shërbime seksuale, ndonëse e ka ditur se vajzat kanë qenë të shfrytëzuara nga tutorët e tyre.
Megjithatë, së fundmi, një prostitutë belge pretendoi se “DSK” dhe tre bashkëpunëtoët e tij e përdhunuan ndërsa ishte në Uashington, në dhjetor 2010.
Tre personat e përfshirë në këtë çështje janë biznesmeni Fabrice Paszkowski, David Roquet dhe polici Jean-Cristophe Lagarde.
Akuzat për Strauss-Kahn për përdhunimin e një shërbyese hoteli në SHBA u tërhoqën për mungesë provash më parë gjatë vitit, por reputacioni i tij u fundos dhe e bëri të largohej nga jeta publike në vend.
Top Channel