Skrapomania, eksploziv antenës televizive

03/05/2012 10:10

Një 22-vjeçar i identifikuar si Alvaro Jaçe, nga fshati Kodras, Kolonjë, është arrestuar nën akuzën e shkatërrimit të pronës.

Autoritetet policore lokale njoftojnë se ai ka shkatërruar me eksploziv antenën përforcuese televizive të vendosur në malin e Radomit.

Më pas, shtojnë burimet, ai e ka shitur këtë material për skrap, me qëllim përfitimi financiar.

Vjedhja e objekteve prej metali për t’i shitur për skrap është kthyer në maninë e re të hajdutëve, të cilët të detyruar edhe nga varfëria vënë në shënjestër çdo gjë.

Pak ditë më parë katër persona u arrestuan dhe një tjetër u shpall në kërkim nga krimi ekonimik në Drejtorinë e policisë së Korçës për akuza të ngjashme.

Gjithashtu, para pak kohësh, po në Korçë, tre fshatra u përballën me mungesë të energjisë elektrike, pasi shtyllat e tensionit të lartë ranë pre e grabitësve të skrapit.

Fenomeni në fjalë ka prekur edhe ish-uzinën e superfosfatit në Laç, e cila e lënë në mëshirë të fatit, grabitet pjesë-pjesë nga banorët për t’u shitur më pas.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA