Hondurasi është vendi me numrin e vrasjeve më të lartë në botë. Shumica e viktimave janë të varfër dhe varrimet bëhen falas, pasi banorët nuk janë në gjendje të sigurojnë një funeral dinjitoz për familjarët.
Mëngjesin e së shtunës, telefoni ra në Shërbimin Funebër të Popullit, në një rrugë të zhurmshme të Teguçigalpa, kryeqyteti i Hondurasit.
Në njërën anë të telefonit ishte një punonjës i agjencisë funebër, ndërsa nga ana tjetër ishte një familje që kishte nevojë për nidhmë.
Një tjetër i ri ishte qëlluar për vdekje në mes të rrugës një ditë më parë dhe të afërmit nuk kishin para për t’i oganizuar një varrim për të qenë.
Mbrapa godinës së agjencisë funebre ndodhet një grumbull arkivolësh, mbulesash, qirinjsh, si dhe kafe e bukë për të afërmit e viktimës që vajtojnë.
Brenda pak orësh, një furgon i zi me nënshkrimin e agjencisë anash saj u nis drejt morgut me një arkivol në bord. Ceremonia u mbajt në kishën lokale të familjes, para se 26-vjeçari të varrosej në një tjetër ceremoni të organizuar nga Shërbimi Funebër i Popullit.
Bëhet fjalë për një shërbim të ofruar pa asnjë kosto për të varfërit e qytetit nga bashkia e Taguçigalpës, e drejtuar nga kryetari Ricardo Alvarez.
“Kur po bëja fushatën për kryetar bashkie, rreth shtat vjet më parë, zbulova se qytetarët varroseshin të futur në qese plastike”, kujton ai.
“Thash me vete: ‘Një gjë e tillë nuk mund të ndodhë në vendin tim, në qytetin tim’. Kështu, drejtoj shërbimin funeral prej gjashtë vitesh dhe ky është viti im i shtatë”, tregon më tej Alvarez.
Për fat të keq, ky është një shërbim që aktualisht i duhet më shumë se kurrë Hondurasit. Komiteti Kombëtar për të Drejtat e Njeriut ka llogaritur se atje regjistrohet një vdekje e dhunshme çdo 74 minuta, pavarësisht se vendi është i vogël dhe me një popullsi prej 8 milionë banorësh.
Vitin e kaluar Hondurasi regjistroi kuotën më të lartë të krimit në botë, me 86 të vrarë për çdo 100 mijë banorë, nga 82 që ishte në vitin 2010.
Shumica e personave që humbin jetën në vdekje të dhunshme vriten me armë zjarri. Ndërsa arsyet e vrasjeve, sipas autoriteteve, janë komplekse dhe jo të thjeshta.
Korrupsioni, droga dhe armët qarkullojnë lirshëm prej vitesh në vendin latin. Askush nuk është i sigurt dhe aktivistët, gazetarët dhe avokatët vazhdojnë të jenë shënjestra të vrasësve.
Top Channel