Komisioneri për Zgjerimin Stefan Fyle dha në Tiranë sinjale optimizmi,
se 2012-ta mund te jete viti kur Shqiperia mund te marre realisht
statusin e vendit kandidat.
Ne themel te ketij optimizmi qendron bashkepunimi mes qeverise dhe opozites, per te permbushur 12 rekomandimet e Komisionit Europian. Siç thote komisioneri Fyle viti 2012 ka hapur nje dritare qe Shqiperia te beje nje hop te madh, ne procesin e zgjerimit.
“2011-ta nuk ishte nje vit i mire ne menyre qe Shqiperia te permbushte 12 rekomandimet, por tani une ndjej eren e ndryshimit. Dhe shpresoj qe ky shans, kjo mundesi, te behet reale ne fund te ketij viti”, tha Fyle.
Por çfare duhet bere qe pas dy vitesh pritjeje dhe shtyrjeje, Shqiperia te marre ne tetor pohimin e Komisionit Europian, se vendi e meriton statusin dhe me pas ky opinion te miratohet ne nentor nga vendet anetare?
Kesaj pyetjeje komisioneri Fyle i dha pergjigje pasi takoi lideret kryesore politike Sali Berishen dhe Edi Ramen, te cilet jane shprehur se mbeshtesin pa rezerva axhenden e integrimit.
“Shpreha rendesine dhe isha ne dakortesi te plote me kryeministrin se marreveshja e nentorit mes partive politike duhet finalizuar. Jam shume i kenaqur qe kemi mundur te arrijme nje mirekuptim te perbashket per dy çeshtje shume te rendesishme sipas pikepamjes time. E para vendosmeria e qeverise dhe per hir te se vertetes, kete vendosmeri degjova edhe nga kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama, per te perfunduar punen per reformen zgjedhore dhe reformen e rregullores se parlamentit, perpara nisjes se procedurave per zgjedhjen e presidentit”, tha Fyle.
Komisioneri Fyle e vuri kete afat me nje qellim te qarte per Komisionin Europian, ne menyre qe reformat dhe zgjedhja e presidentit te mos nderhyjne tek njera-tjetra.
“Dhe kjo do te jete shume e rendesishme, pasi do te siguroje se zgjedhja e presidentit do te jete pjese e zgjidhjes dhe jo e problemit, nese axhenda e nentorit mbetet e papermbushur”, tha Fyle.
Nga takimi me kryetarin e Partise Socialiste, Edi Rama zoti Fyle ka marre premtimin se opozita eshte plotesisht e angazhuar per te cuar perpara axhenden europiane dhe per te permbyllur ne kohe reformat. Ndersa premtimi tjeter qe komisioneri Fyle ia doli te marre te marre ne Tirane nga kryeministri Berisha ishte per çeshtjen e presidentit.
“Elementi i dyte shume i rendesishem eshte angazhimi i kryeministrit dhe i qeverise se zgjedhja e presidentit eshte nje process i negociueshem”, theksoi Fyle.
Kete premtim e beri publikisht edhe kryeministri Sali Berisha, por ai nuk preferoi te bente nje analize nese ky proces i negociueshem do te thote detyrimisht nje president konsensual apo mund te perfundoje tek pika kur presidenti zgjidhet edhe me 71 vota.
“Une mendoj se askush nuk duhet te paragjykoje nje proces te negociueshem, por duhet te urojme qe të japë rezultatin me te mire, perndryshe nuk do te ishte e frytshme qe te ndermerrej. Kaq mund te komentoj”, tha Berisha.
Sesi do te perfundojne negociatat per presidentin, eshte shume heret te parashikohet, por e sigurte eshte qe te gjithe do te bisedojne me njeri-tjetrin, Edi Rama me Sali Berishen, Edi Rama me Ilir Meten. Siç thote kryeministri, ai do ta takoje Edi Ramen kur te nisin procedurat e zgjedhjes se presidentit, pothuajse dy jave me pas, pasi takimi te jete pergatitur nga stafet perkatese. Nderkohe, kryeministri Berisha, jo pa qellim, theksoi se ne keto negociata, personalisht hyn pa ndonje konflikt interesi, duke nenkuptuar se ndoshta perpara se te nisin negociatat, negociatoret duhet te deklarojne te njejten gje.
“Çdo ftese i përgjigjem pozitivisht dhe e vlerësoj ftesën e zotit Rama. Unë mendoj se të gjithë ju duhet te vleresoni faktin se nga te gjithe kryetaret e forcave politike ne Shqiperi, une jam i vetmi qe kam deklaruar se nuk do te kandidoj per postin e Presidentit te Republikes”, tha Berisha.
Komisioneri Fyle e beri te qarte se kusht per marrjen e statusit jane 12 rekomandimet e Brukselit per Shqiperine, por ai beri gjithashtu te qarte se zgjedhja e presidentit do te analizohet ne Bruksel si shenje e pjekurise politike te Shqiperise.
“Une nuk kam ardhur te jap keshilla apo leksione per menyren sesi kjo duhet te behet. Ky eshte nje proces i juaji dhe vetem i juaji. Por ne te njejten kohe nuk dua te humbas rastin per te thene diçka. Se zgjedhja e presidentit duhet te çoje ne ate zyre dike qe reflekton shpirtin e Kushtetutes dhe qe do te perfaqesoje, siç thote Kushtetuta, unitetin e popullit”, tha Fyle.
Fyle në Parlament: Vazhdoni bashkëpunimin
Kjo nuk është vizita e parë në Tirane e komisionerit për zgjerimin, Stefan Fyle. E vizitoi Shqipërinë në kulmin e krizës politike, në perpjekje që atëherë rezultuan të pasuksessheme për gjetjen e një zgjidhjeje.
Por, pas dy vjetesh, kur marrëveshja mes mazhorancës dhe opozitës po funksionon, Stefan Fyle nuk humbi rastin për t’i dhënë politikës mesazhe të rëndësishme nga foltorja e Parlamentit.
Konsolidimi i dialogut dhe konsensusit ishte kërkesa kryesore, e përcaktuar nëpërmjet tre pikave që në këndvështrimin e Brukselit, duhet të konkretizojnë vullnetin politik për të çuar përpara integrimin e Shqipërisë.
“E vlerësoj faktin që Plani i Veprimit u konsultua gjerësisht me palët e interesuara. Por, që të materializohet synimi ynë i përbashkët për statusin e kandidatit dhe më pas anëtarësinë në Bashkimin Evropian, nevojiten më shumë përpjekje. Nuk ka vend për vetëkënaqësi. Progresi i mëtejshëm do të varet nga Ju:
• Së pari, do të varet nga stabiliteti dhe qëndrueshmëria e dialogut mes forcave politike;
• Së dyti, do të varet nga aftësia juaj për të gjetur konsensus në parlament; e di që arritja e konsensusit është mjaft e vështirë, sepse ndonjëherë kërkon kompromise të vështira. Por përvoja jonë me zgjerimin tregon se anëtarësimi mund të arrihet vetëm kur ka konsensus për çështjet kyçe gjatë një periudhe afatgjatë;
• Së treti, do të varet nga arritja e rezultateve konkrete dhe të prekshme nga ana e Shqipërisë në trajtimin me efikasitet të reformave të rëndësishme që lidhen me Bashkimin Evropian të identifikuara në Opinionin e Komisionit”, deklaroi komisioneri Fyle.
Duke mos fshehur kënaqësinë që Parlamenti është shndërruar në institucionin kyç, ku të dyja palet po kontribuojnë për reformat, komisioneri Fule tha gjithashtu se “shpresonte që qeveria dhe opozita të vazhdojnë të mbajnë të njëjtën atmosferë konstruktive për të bërë sa më të lehtë zgjedhjen e presidentit”.
Por, një tjetër pikë kyçe për Brukselin është një shtet i forte ligjor, me një sistem drejtesie të pavarur, të aftë dhe të pergjegjshëm. “Nuk ka më kohë për të humbur dhe Shqiperia duhet të fokusohet në prodhimin e rezultateve konkrete, veçanërisht në luftën kundër korrupsionit dhe krimit te organizuar”, deklaroi komisioneri Fule në Parlament.
Sipas tij, “vetëm në këtë mënyrë do të davaritet perceptimi negativ mbi funksionimin e drejtesisë dhe respektimit të shtetit ligjor. Dhe në këtë kontekst”, theksoi komisioneri Fule, “është gjithashtu thelbësore për të qartësuar ngjarjet e 21 janarit përmes një procesi të besueshem gjyqesor dhe të lirë nga ndërhyrjet politike”.
Top Channel