Britani, Blair rikthehet në politikë

03/05/2012 20:00

Ishte viti 2007 kur fitoi edhe zgjedhjet tre here radhazi si kryeministër laburist, viti kur Tony Blair, për shkak të luftes së brendshme dhe aspiratës së ethshme të Gordon Braën-it për t’u bërë kryeministër, ajo që e detyroi Blair-in, në një gjest të pastër xhentilmeni politik, të lëshojë pushtetin e fituar për hir të stabilitetit politik dhe ekonomik të vendit.

Që prej atëherë, ai ka munguar në luften e brendshme politike dhe është përqendruar në politikën ndërkombëtar dhe interesat e tij të biznesit.  Zyrtarisht, Blair ushtron rolin e papaguar të përfaqesuesit të kuartetitit për paqen në Lindjen e Mesme, ndërkohe që sipas shtypit britanik ka arrirur të çoje në 20 milione stërlina të ardhurat nga biznesi i tij privat, ku punëson aktualisht mbi 120 vetë në mbarë botën.

Rikthimi i këtij dinosuari të politikes britanike dhe boterore në politikën britanike bëhet në mirëkuptim me liderin aktual të opozites laburiste, Ed Miliband, ish-kritik i politikave të Blairit.

Ndihmësit e Milibandit thone se të dy udhëheqësit bisedojnë rregullisht çdo javë për politikën e brendshme dhe atë të jashtme. Për rikthimin e tij në politikë, Blair ka punësuar edhe një keshilltare të njohur të shtypit dhe marrëdhënieve me publikun, e cila do të mbikqyrë operacionet në media të Blair.

Dalja publike me Milibandin pritet të ndodhë në korrik kur të dy do të jenë në një event për sportin në kuadër të Lojrave Olimpike. Rikthimi i Blair pritet të ngjallë edhe reagime të cilat edhe kanë filluar, por padyshim ai mbetet një nga vlerat më të spikatura në politikën e dekadave të fundit, me një reputacion të padiskutueshëm jo vetëm në vend, por edhe në bote, për shkak të frymes së re politike jo vetëm në të majten europiane, por edhe karizmës unikale kaq deçizive në politikbërjën moderne.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA