Zyrtari OKB, i skandalizuar nga burgjet izraelite

02/05/2012 19:05

Një ekspert i Organizatës së Kombeve të Bashkuara e cilësoi veten si të “shokuar dhe revoltuar”, nga injorimi i vazhdueshëm i të drejtave të të burgosurve palestinezë në burgjet izrealite, përfshi mbi një mijë prej tyre që janë në grevë urie prej disa javësh.

Raportuesi special i OKB-së, Robert Falk, theksoi se Izraeli nuk i trajtuar grevistët e urisë në përputhje me standartet ndërkombëtare.

Mbi të gjitha, mjekët kanë shprehur shqetësime të thella për dy persona që kanë refuzuar të ushqehen prej 63 ditësh, në një protestë ndaj mbajtjes së tyre në burg pa asnjë akuzë.

Grupi izraelit, Mjekët për të Drejtat të Njeriut, është duke ushtruar presion që Bilal Diab dhe Thaer Halahla të transferohen në një spital civil për t’u kuruar, pasi jeta e tyre është në rrezik serioz, por deri më sot apeli ka rënë në vesh të shurdhët.

Një mjek i MDNJ-së, i vizitoi të dy të burgosurit në qelitë e tyre dhe deklaroi të hënën se nuk po marrin trajtimin e nevojshëm, pasi të dy refuzojnë suplementet dhe serumet që i ofrojnë mjekët e burgut, të cilët nga ana e tyre janë të lumtur të mos këmbëngulin për trajtimin e tyre.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA