
Gjyqtari i ngarkuar për zhvillimin e seancës gjyqësore për të akuzuarin kryesor të vrasjes së 3 familjarëve të këngëtares Jennifer Hudson, për të parën herë ka publikuar telefonatën e emergjencës në 911.
Telefonata ishte e bërë nga motra e këngëtares, Julia Hudson dhe të gjitha akuzat rëndojnë mbi ish-bashkëshortin e saj, William Balfour.
Ai akuzohet për vrasjen e nënës së këngëtares, Darnell Donerson 57-vjeçe, vëllait Jason Hudson 29-vjeç dhe nipit 7-vjeçar, Julian King.
Julia Hudson dëgjohet në këtë regjistrim të bërtasë dhe të kërkojë ndihmë sapo kishte parë trupin e pajetë të nënës së saj në kohën që ishte kthyer nga puna. Ajo ka bërë disa telefonata njëra pas tjetrës dhe ka treguar se në fillim kishte gjetur trupin e pajetë të nënës, më pas të vëllait.
Një tjetër telefonatë është bërë edhe me më shumë shqetësim pasi kërkonte të birin 7-vjeçar e tregon se nuk po e gjente askund. Më pas, trupi i fëmijës është gjetur në një shtëpizë mbi pemë të cilën këngëtarja Jennifer Hudson ja kishte dhuruar vëllait të saj.
Nëse akuzat e ngritura mbi të do të vërtetohen dhe Balfour do të shpallet fajtor nga gjykata, ai rrezikon burg të përjetshëm.
Top Channel