Turqit brenda një kohe të shkurtër mund të thërriten në kutitë e votimit për të vendosur për kushtetutën e tyre të re, kushtetutë që do të zëvendësojë atë të miratuar që në fillim të viteve ’80, nga junta ushtarake, e ardhur në pushtet nëpërmjet një grushti shteti.
Partitë më të mëdha në vend formuan komisionin parlamentar me përbërje të barabartë për nisjen e punës për hartimin e dokumentit të ri themeltar, që sic pretendon kryeministri turk, Recep Taip Erdogan, por dhe udhëheqës të tjerë të politikës turke, do të ofrojë një legjislacion me bashkëkohor e më të ndershëm për qytetarin.
E vecanta është se kushtetuta e re do të hartohet për herë të parë në kohë paqeje dhe demokracie, pasi pesë kushtetutat e mëparshme (kushtetutat e viteve 1921, 1924, 1961, 1976, 1982) në vend ishin miratuar që të gjitha në kohë lufte.
Top Channel