Autoritetet e Këshillit të Ujërave dhe Baseneve në Ministrinë e Mjedisit
kanë deklaruar se do të ndërmarrin të gjitha hapat ligjorë pas
denoncimit të skandalit korruptiv në Lezhë, të denoncuar në emisionin
“Fiks Fare”.

Drejtori i Keshillit te Baseneve Arjan Madhi tha se vete drejtori ne Qarkun e Lezhes ka pranuar te gjitha faktet e thena ne emisionin investigativ “Fiks Fare”.

“Pasi unë përfundova fazën e parë të procedurës administrative, pra dëgjova pretendimet e personit, i cili po themi është në një akuzë disiplinore, më pas unë do të relatoj në organin më të lartë epror tek ministri konkluzionet e mia dhe do të kërkoj marrjen e masave përkundrejt këtij personi, që është përgjegjës për shkeljen e ligjit. Ose është bërë një njeri, i cili ka favorizuar nëpërmjet veprimit të tij aktiv, një veprim haptazi korruptiv, me qëndrimin e tij që ai e pranon dhe nuk konteston asgjë që është filmuar dhe regjistruar. Atëherë mbetet pas kësaj që neve të mbajmë qëndrimin në përputhje me Kodin e Punës për ndëshkimin e këtij rasti”, tha Madhi.

Inspektoriati Ndërtimor Urbanistik, përmes një deklarate ka theksuar, se ‘INUK distancohet nga këta persona, që në emër të drejtuesve të institucionit ofrojnë rryshfetin në këmbim të zgjidhjeve. INUK do të bëjë kallëzim penal për të gjithë personat që abuzojnë padrejtësisht me emrin e institucionit dhe punonjësve të tij’.

Shfrytëzimi i lumenjvë, si dhe kush i jep lejet e inerteve

Por si merren lejet per shfrytezimin e lumenjve dhe cili eshte dokumentacioni qe duhet te plotesohet nga subjektet? Ne Ministrine e Mjedisit, thuhet se Keshilli Kombetar i Baseneve dhe Ujërave, ku ka perfaqesues nga te gjitha institucionet perkatese, perfaqesues te pushtetit lokal dhe te subjekteve private shqyrojne firmat qe kane plotesuar te gjithe dokumentacionin, per dhenien e lejeve mjedisore.  

Ne dokumenta duhet plotesuar vendodhja e projektit, raporti i vleresimit te ndikimit ne mjedis, plani i rehabilitimit, plani i perballimit te emergjencave. Pasi eshte plotesuar i gjithe dokumentacioni, aplikohet per leje mjedisore.

Lumenjte lejohen per shfrytezim gjate muajve tetor deri me 31 mars, per nje periudhe 5-vjeçare. pas tre viteve te para, rishikohet leja dhe ushtrohet kontroll nga Ministria e Mjedisit nese jane plotesuar te gjitha kriteret nga firma. Por sipas nje udhëri te qeverise, kompanite lejon te shfrytezojne disa lumenj, nese duhet te investohet per rruge me rendesi kombetare. Agjencia Kombetare e Mjedisit ka te drejte te gjobise, dhe nese subjekti ankohet çeshjtja shkon ne gjykate, per t’u egzekutuar nga permbarimi.

Dajçi: Distancohemi nga akti korruptiv

Prefekti i qarkut të Lezhës, Pal Dajçi në rolin e kryetarit të Bordit të Basenit të lumit Mat ka kërkuar thirrjen urgjente të bordit për rastin korruptiv të publikuar nga ‘Fiks Fare’ një natë më parë.

Dajçi thotë se eshte njohur nga media dhe do kerkoje me shume informacion per materialin e transmetuar si dhe distancohet nga keto veprime.

“Veprimi është i dënueshëm. Unë në rolin e drejtuesit të Këshillit të Basenit, Mat do të marrim këtë denoncim që bën “Fiks Fare’ dhe në ditët në vazhdim do të dalim me masat për secilin nga aktorët e kësaj veprimtarie të paligjshme. Ne distancohemi nga këto veprime të paligjshme në shfrytëzimin e inerteve në basenit e lumit Mat”, tha Dajçi.

“Fiks Fare” transmetoi me pamje filmike zyrtare te bordit te baseneve te lumit Mat dhe seksere qe kerkojne 3 mije euro rryshfet qe te lejonte nje person te shfrytezonte pa leje dhe jashte afateve te percaktuara me ligj inertet e lumit.
 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA