Hillary Clinton akuzon Trumpin për fshehje të çështjes Epstein, pak para dëshmisë së saj Dështon përpjekja kundër juntës ushtarake të ardhur në fuqi me anë të grushtit të shtetit në muajin mars në Mali.
Trupat e juntës sulmuan bazën e rojeve presidenciale në në Bamako, pasi ata tentuan të sulmonin aeroportin, bazë e juntës ushtarake.
Të paktën 27 ushtarë besnikë të presidentit të dëbuar u vranë. “Kaluam të gjitha natën pa vënë gjumë në sy”, thotë një banor i kryeqyteti të Malit.
Qytetarët kërkojnë t’u jepet fund luftimeve dhe dhunës e vendi të dalë nga kriza e të merret me problemin e vërtetë që ndodhet në veri, aty ku veprojnë rebelët tuaregë.
Shumë persona po braktisin kryeqytetin nga frika e përsëritjes së dhunës, ndërkohë që në shenjestër të sulmeve të personave të armatosur janë vënë pikat e karburantit.
Top Channel