Kandidati italian vdes gjatë fushatës elektorale
02/05/2012 00:20
Raffaele Anastasi, 62-vjeç, kandidat për Kryetar Komune në Rizzicioni të Reggio Calabrias, është goditur nga një atak në zemër ndërsa po mbante një miting elektoral në qytetin e Piana di Gioia Tauro.
Sipas burimeve paraprake bëhet e ditur se ai vdiq ndërsa po transportohej për në spital.
Anastasi, një zyrtar i Rajonit të Kalabrisë, kishte qënë edhe më parë kryetar i komunës së Rizziconit në vitet ‘80.
Ai ishte ri-kandiduar për rolin e qytetarit të parë komunës nën moton “Të bashkuar për Rizzicionin”.
Sipas dëshmitarëve, ka pasur një vonesë në mbërritjen e ndihmës së shpejtë, gjë që mund t’i ketë kushtuar jetën.
Top Channel