Gjelbërimi që “shpërfill” natyrën

02/05/2012 18:55

Ndërtimet e reja në Tiranë, të cilat shoqërohen edhe me hapësira të gjelbërta, në pamje të parë duken si diçka e mirë.

Por, kur fillon të njohësh bimët që përdoren aty, kupton se në shumicën e rasteve në vend që të respektohet natyra po shpërfillet.

Një rast i tillë është tek mbikalimi i liqent artificial, ku poshtë urës është krijuar një hapësirë e gjelbërt. Inxhinieri i gjelberimit, Fadil Shahini, tregon se këto bimë nuk janë aspak të përshtatshme për vendin ku janë mbjellur.

“Në këtë ambient janë bimë të gjitha shkurrore, janë bimë me lulëzim të përhershëm dhe nuk janë të përshtashme sepse këtu 70% është hije, si pasojë ka rënie të gjetheve, rritje jonormale”, shprehet Shahini.

Në mesin e këtyre bimëve të sapombjellura, nën hije qëndron edhe një trëndafil, i cili sipas inxhinierit në këto kushte mund të mbijetojë vetëm një javë. Të njëjtin fat duket se do të kenë edhe bimët e tjera.

“Kemi dafinën, edhe pse i duron pjesërisht hijes, prapëseprapë nuk është e përshtatshme për këtu. Kemi bushin, i përhapur edhe në Shqipëri, që gjithashtu ka një tolerancë, por nuk mund të rezistojnë në një vend të tillë”.

Shahini thotë në mbushjen e hapësirave të gjelbërta nuk duhet të ketë prioritet vetëm funksioni estetik, si në këtë rast: “Përpara se të bëhen punime në një ambient të caktuar duhet menduar çfarë bimësh do mbillen, çfarë fuknsioni do të kenë. Bimët këtu kanë funksion estetik, por në radhë të parë duhet kujdesur që të sigurohet rritja normale”

Në kontrast me këto bimë të përdorura në vendin e gabuar janë lulet në sheshin Skënderbej. Sipas inxhinierit, ky është ndër rastet e pakta kur lulet mbillen në vendin e përshtatshëm.

“Lulet që janë vendosur në këtë pjesë, janë lule të studuara mirë profesionalisht, sepse çelin në dimër, e qëndrojnë të lulëzuara në periudhën shtator-maj. Ato rezistojnë periudhë shumë të gjatë dhe i përshtaten kushtete të ambienteve dhe durojnë tymrat”.

Në këtë stinë të pranverës duket sikur Tirana është e mbuluar me gjelbërim, por në fakt ky është vetëm për pak kohë. Bëhet fjalë për rrugët më të rëndësishme të kryeqytetit si dhe shehin Skëndërbej.

“Një ambient tjetër që nuk e është marrë parasysh stina, përpara Muzeut Kombëtar, pasi bimët e vendosura këtu janë bimë që çelin në mars e qëndrojnë të lulëzuara deri në tetor”.

Në mënyrë që gjelbërimi të mos i mungojë asnjëherë Tiranës, eksperti sugjeron që të mbillen sa më shumë bimë gjethembajtëse.

“Duhet të mendojmë për dimrin, masa e gjelbërt në dimër është shumë e paktë. Ka ikur koha kur kërkonim të kishim vetëm gjelbërim dhe çdo gjë është e mbaruar, duhet të llogarisimin shumë gjëra në mënyrë që gjatë gjithë kohës të kemi hapësira të gjelbërta”, tha Shahini.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA