Dorëhiqet bashkëpunëtori homoseksual i Romney

02/05/2012 16:10

Një bashkëpunëtor homoseksual i kandidatit presidencial Mitt Romney, Richard Grenell, paraqiti dorëheqjen e tij pas vendosjes nën presion nga konservatorët që kundërshtojnë komunitetin gay në SHBA.

Richard Grenell, i punësuar së fundmi si zëdhënës për pikëpamjet e kandidatit republikan për politikën e jashtme, pa iu referuar kritikave të marra, citoi arsye personale për dorëheqjen dhe falenderoi Romney për besimin e treguar.

Përpara dorëheqjes, si pasojë e sulmeve ndaj tij, Grenell fshiu rreth 800 komente në “Twitter” dhe u detyrua të mbyllte uebsjatin e tij personal.

Sipas “Washington Post”, zëdhënësi ishte vendosur në “syrin e ciklonit” si rrjedhojë e disa komenteve ofenduese ndaj Zonjës së Parë, Michelle Obama dhe Calista Gingrich, gruas së rivalit brenda partisë, Newt Gingrich.

Romney, i cili gëzon një mbështetje të gjerë midis konservatorëve, shprehu pakënaqësinë e tij për dorëheqjen e Grenell. “Jemi të zhgënjyer dhe dëshironim që ai të qëndronte, për shkak të cilësive dhe kualifikimeve të tij të shkëlqyera për punën që i kërkonim të bënte. I urojmë sa më shumë fat në të ardhmen”, deklaroi manaxheri i fushatës së Romney, Matt Rhoades.

Megjithatë, sipas shtypit amerikan, e vërteta e largimit të Grenell mund të jetë shumë e ndryshme, pasi disa herë ishte aluduar se mbështetja e tij ndaj martesave gay dhe disa çështjeve të tjera të nxehta për konsveratorët, mund t’i kushtonte shtrenjtë fushatës së Romney.

Pas tërheqjes nga fushata të konservatorit Santorum, tashmë është bërë e qartë që në shanset e Romney për të fituar përballë Obamës do të varen shumë edhe nga numri i votave që do të mundet të marrë midis mbështetësve të ish-rivalit të tij republikan.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA