Bolivia shtetëzon kompaninë spanjolle, reagon BE

02/05/2012 20:35

Ministri spanjoll i Ekonomisë shprehu zhgënjimin e tij të thellë me vendimin e Qeverisë Boliviane për të shtetëzuar një kompani elektrike në pronësi të një kompanie spanjolle.

Luis de Guindos paralajmëroi se një veprim i tillë do të largojë investitorët nga vendi i Amerikës së Jugut, ndonëse La Pazi ka pranuar të paguajë një dëmshpërblim për këtë veprim.

Komisioni Europian reagoi në të njëjtën gjatësi vale me Madridin zyrtar, duke e konsideruar aktin ligjor si të paligjshëm si një “sinjal tejet negativ” për të gjithë kompanitë me interesa në Bolivi.

Të martën, presidenti Evo Morales shpalli shtetëzimin e filialit bolivian të “REE”, me argumentin se kompania spanjolle nuk kishte investuar mjaftueshëm në vend.

Ministri Guindos u kundërpërgjigj duke thënë se TDE (Transportadora de Electricidad) i kishte shërbyer si duhej bolivianëve. Kompania zotëron dhe shpërndan 3/4 të energjisë elektrike”.

Më parë gjatë muajit prill, Argjentina shtetëzoi kompaninë kombëtare të hidrokarbureve, “YPF”-në e zotëruar nga “Repsol”-i spanjoll me shumicë aksionesh. Veprimi solli një reagim tejet të ashpër nga Madridi dhe nga BE, që kërcënuan Buenos Airesin me sanksione. Nga shtetëzimi i “YPF”, “Repsol” arkërkoi në mënyrë të menjëhershme një humbje prej rreth 35 miliardë dollarësh, sa edhe vlera e kompanisë argjentinase.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA