Vlonjatë dhe turistë festojnë Ditën e Verës pranë bregdetit Katër persona kane rënë në prangat e policise se Vlorës. Skënder Gockaj,
Julian Shabani, Adnand Xhelili, Erjon Sadikaj ishin te kerkuar nga
Interpoli dhe jane kapur nga blute e Vlores pas operacionit te koduar
“Batica”.
Sipas policisë, aksioni kishte për objekt ekzekutimin e katër urdhër-arresteve ndërkombëtare në ngarkim të ketyre 4 shtetasve të shpallur në kërkim nga Interpol Roma si pjesëtarë të një organizate kriminale me tendence trafikimin e lendeve narkotike.
Në ngarkim të tyre Gjykata e Penale Leçe, Itali ka lëshuar urdhër-arrestet për veprat penale “Trafikim lëndësh narkotike” dhe “Pjesëmarrje në grupe kriminale”. Këta persona dyshohet se në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë trafikuar nga Shqipëria në Itali një sasi të konsiderueshme droge. Materialet procedurale për të katërt shtetasit e mësipërm i kanë kaluar organit të Prokurorisë për procedura të mëtejshme për ekstradimin e tyre në Itali.
Top Channel