Një komision parlamentar në Turqi do të nisë punën për kushtetutën e parë tërësisht civile për vendin.
Synimi është hartimi i një kapitulli më demokratik dhe më të thjeshtë për të zëvendësuar kushteutën aktuale, që është hartuar nën kontrollin ushtarak 30 vjet më parë.
Kushtetuta në fjalë i jep pushtet ushtrisë, kufizon të drejtat individuale dhe ndërkohë injorohet nga minoritetet e vendit, përfshirë kurdët.
Drafti i ri pritet të kompletohet nga fundi i vitit. Komisioni multi-partiak deri tani ka vepruar me shkallë të ulët konsensusi, por ka premtuar hartimin e një kapitulli që do të përfaqësojë vullnetin e popullit.
Për këtë qëllim anëtarët e komisionit kanë zhvilluar takime në mbarë Turqinë, duke inkurajuar shoqërinë civile që të kontribuojë me pikëpamjet e saj.
Por një çështje e kontestuar ndodhet përpara, në veçanti përsa i përket autonomisë kulturore për t’u lejuar kurdëve dhe çfarë kompetencash duhet të ketë presidenti.
Kryeministri Tayip Erdogan, që ka dominuar politikën për një dekadë, nuk e ka fshehur ambicjen për të zënë zyrën e presidentit me t’i mbaruar mandati.
Nëse konsensusi për kushtetutën do të dështojë në Parlament, zoti Erdogan ka kërcënuar se do ta çojë çështjen përpara përmes një referendumi.
Top Channel