Hillary Clinton akuzon Trumpin për fshehje të çështjes Epstein, pak para dëshmisë së saj
Shtatë persona, përfshi edhe dy deputetë, mbetën të vrarë në një sulm vetvrasës në qendër të Somalisë, informuan të martën autoritetet e qytetit të Dusa Marebit.
Dëshmitarët pamorë thanë për korrespodentin e BBC-së se sulmi shënjestroi një grup prej 20 politikanësh, të ulët në ambientet e jashtme të një kafeje.
Ata kishin udhëtuar për t’u takuar me banorët vendas të Dusa Mareb, një qytet i krahinës së Galgadudit, e cila kontrollohet nga forcat paraushtarake që përkrahin qeverinë qëndrore.
Grupi islamist i Al-Shabab mori përsipër përgjegjësinë e atentatit. Ndonëse organizata e lidhur me Al-Kaedën është nën presion nga goditjet e disa forcave ushtarake në disa fronte në Somali, terroristët vazhdojnë të ndërmarrin aksione të ndryshme ndëshkuese në vend.
Sipas informacioneve, midis të plagosurve në këtë sulm ishte edhe ish-Ministri i Brendshëm, Ahmed Abdi Salam.
Top Channel