SHBA, sulmet e avionëve pa pilot ndaj Al-Kaedas
01/05/2012 03:15
Këshilltari kundër-terrorizmit i Presidentit, Barack Obama ka dhënë shpjegimin më të hollësishëm deri tani, të përdorimit të avionëve të telekomanduar amerikanë për të vrarë anëtarët e Al-Kaedës.
Në një fjalim në Uashington, Xhon Brenan tha se këto sulme kanë ndihmuar për të pasur sukses në luftën kundër rrjetit militant.
“Presidenti Barak Obama dëshiron të jetë më i hapur në lidhje me praktikën që ndiqet”, tha zoti Brenan.
Komentet vijnë në javën që shënon një vjetorin e vdekjes së terroristit Osama Bin Laden.
Korrespodenti i BBC-së në Uashington tha se kjo nuk është hera e parë që administrata e Obamës ka konfirmuar përdorimin e sulmeve me avionë pa pilot.
Top Channel