Masakër e re në Siri

01/05/2012 02:30

Dy sulme vetëvrasëse tronditën qytetin veriperëndimor sirian të Idlibit, duke marrë 8 jetë njerëzish sipas televizionit shtetëror, 20 sipas akvitistëve.

Shpërthimet, sic thotë Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut me seli në Mbretërinë e Bashkuar, kishin në shënjestër zyrat të shërbimit sekret të forcave ajrore dhe atij ushtarak. Shumica e viktimave ishin personel i sigurisë.

Pamjet filmike treguan skenën e shkatërrimit, ndërtesat pjesërisht të shembura, pirgjet e rrënojave në rrugë dhe makinat e dëmtuara.
 
Observatori sirian flet edhe për një shpërthim të fuqishëm në Damask, i cili sipas grupit aktivist ka shkaktuar edhe viktima, por një pretendim i tillë nuk është konfirmuar në mënyrë të pavarur.

Ngjarje si këto, por edhe raportet e vazhdueshme për episode dhune në vend pavaresisht hyrjes ne fuqi te armepushimit ne 12 prill, tregojne se kriza siriane eshte ende larg zgjidhjes dhe shtojnë argumentet e atyre që e shohin me skepticizëm funksionimin e planit të paqes së Kofi Ananit. Amerikanet më së pari, por edhe të tjerë pas tyre e kanë bërë të qartë se mbeshtetja për misionin e vëzhguesve, nuk do të vijë pa kushte.

Anan shpreson që vetë prania e monitoruesve do të ndihmoje vendosjen e situates nën kontroll përmes ndryshimit të dinamikës politike në terren.

Vështirë të mendosh se mund të ketë ndonjë projekt tjetër paqeje më të balancuar dhe më të arsyeshëm se plani i tij, i cili të grumbullojë kaq përkrahje ndërkombëtare. Ndaj po nuk funksionoi iniciativa e Ananit, thonë ata, asgjë tjetër nuk ka për të funksionuar.

Shpërndarja e 300 monitoruesve në terren pritet të ketë një impakt të konsiderueshëm. Megjithatë, shumë varet nga vullneti i dy palëve në konflikt, sepse nëse ata vendosin të mos heqin dorë nga dhuna, edhe vëzhguesit në fund s’do ketë zgjidhje tjetër përvecse të tërhiqen.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA