Festime për Ditën e Verës në Durrës, koncerte dhe panaire
Një 34-vjeçar është plagosur në qytetin e Sarandës. Ngjarja ka ndodhur
ne oret e vona të mbrëmjes së të dielës, në një lokal, kur Ilia Gjika,
34 vjeç është qëlluar me thikë Xhelal Telo 33 vjeç.
Ngjarja ka ndodhur pas nje grindjeje te çastit. I plagosuri u dergua ne spitalin e Sarandes per te marre ndihmen e pare mjekesore dhe mesohet se eshte jashte rrezikut per jeten. Policia ka shpallur ne kerkim 33-vjeçarin Xhelal Telo dhe po punon per zbardhjen e plote te rrethanave te ngjarjes.
Eksploziv antenave, arrestohet 28-vjecari, një tjetër në kërkim
I vene eksploziv repetitorit te antenave nje person bie ne pranga e nje tjeter shpallet ne kerkim. Ngjarja ka ndodhur ne Erseke dhe behet e ditur nga burime te policise lokale te cilat sqarojne se u arrestua ne flagrance Edvin Beqo 28 vjec banues ne fshatin mbreshtan te Ersekes dhe eshte shpallur ne kerkim nje 22-vjeçar.
Te dy keta persona nje dite me pare po shkaterronin me eksploziv repetitorin e antenave ne kete qytet. Policia po punon per kapjen e 22-vjeçarit identiteti i te cilit nuk behet i ditur.
Durrës, pranga dy shtetasve italianë
Dy shtetas italianë jane kapur me armë në portin e Durrësit teksa po imbarkoheshin ne nje prej trageteve te linjes Durres-Bari. Lajmi behet i ditur nga policia e qytetit bregdetar, e cila sqaron se ka ndaluar dy shtetas italianë në port, për armëmbajtje pa leje.
Te dy keta personat po tentonin të shkonin në Itali, duke hipur në traget, ndërsa i janë gjetur me vete armë zjarri pa leje, tip kallashnikov. Policia pritet të bëjë të ditura detajet, ndërsa dy shtetasit italianë janë ndaluar nën akuzën e armëmbajtjes pa leje.
Top Channel