Festime për Ditën e Verës në Durrës, koncerte dhe panaire Drejtori i Përgjithshme i Policisë së Shtetit nuk ja ka pranuar
dorëheqjen kryekomisar Shemsi Premçit dhe me anë të zëdhënëses së tij
bëri publik se e ka përjashtuar atë nga radhët e policisë. Sipas
Burgajt, për Premçin ka patur një sërë ankesash.
“Nga drejtues dhe oficerë të policisë së këtij qarku për kërcënime, shantazhe dhe transferime në detyrë të tyre, në kundërshtim me ligjin dhe rregulloren e Personelit të Policisë së Shtetit nga ana e Drejtorit Shemsi Premçi, nga subjekte private të licencuara në shfrytëzimin e mineralit të kromit për veprime në tejkalim të kompetencave dhe shantazhuese për shkak të konkurrencës tregtare, nga ana e drejtorit të policisë Shemsi Premçi. Në përfundim të hetimit administrativ, me propozim të Drejtorisë së Standardeve Profesionale, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit vendosi “Përjashtimin nga Policia” të Drejtues i Parë Shemsi Premçi”, tha zëdhënësja e policisë.
Shemsi Premçi, i larguar tashme nga radhet e policise ka akuzuar akoma me ashper pas deklarates se policisë. Ai tha se arsyet e verteta janë denoncimi i korrupsionit dhe shpellave te krimit. Premçi u shpreh se vetem 10 përqind e kromit që nxirret, deklarohet.
“Se ata kanë motivuar shkarkimin tim për thyerje të disiplinës dhe për shkelje të rënda të ligjit. Do t’ju them zotërinj ish-eprorë të mi, planin e masave për goditjen e krimit që unë kisha miratuar e miratuat edhe ju dhe mbështetët me urdhëra për shtatë ditë rresht, pjesën që unë kam hetuar për 2 muaj e gjysmë e kam deklaruar se në Bulqizë deklarohet vetëm 10 për qind e prodhimit të kromit që shkon dhe shitet, sepse nuk mund të deklarojnë prodhim kompanitë mafioze. Unë po them që në këtë godinë dhe në godinën e Ministrisë së Brendshme ka një barrikadë të luftës kundër krimit dhe kjo është më e tmerrshmja”, tha Premçi.
Ish-drejtori i Policise se Dibres, u shpreh se ministri i Brendshem Nishani zoteronte raportin e levizjeve te shtetasve kosovare me viza te falsifikuara qe para dy vitesh, por mori masa vetm dy jave me pare pas shqetesimeve te njepasnjeshme te nderkombetareve.
Shemsi Prençi më datën 25 prill dha dorëheqjen nga posti i drejtorit të policisë së qarkut Dibër, detyrë që e mbante prej fillimit të muajit shkurt të këtij viti. Në një prononcim për mediat, Prençi deklaroi se ishte i detyruar të largohej, sepse kishte humbur betejën me “mafian e kromit”, e cila shtrihet nga Bulqiza, te Policia e Shtetit deri tek qeveritarët dhe kryeministri i vendit.
Top Channel