Korçë, rritet çmimi i naftës, penalizohen fermerët

30/04/2012 00:00

Rritja e çmimit të naftës ka penalizuar edhe fermerët e Korçës, duke i detyruar ata të rikthehen vite pas në kohë.

Tashme ne gjithe qarkun e Korçës bujqerit i jane rikthyer punes me kafshe, pasi sipas tyre kostoja e punimit te tokes me traktor eshte e paperballueshme per ekonomine e tyre. Ne vend te mjeteve motorrike te gjitha proceset per kultivimin e kulturave te ndryshme bujqesore jane kryer me krahe ose me parmende duke shenuar gati nje rotacion.

Dikur vendin e krahut te punes e zune mjetet motorrike, ndersa tani ato nuk perdoren pasi çmimi i naftes eshte rritur se tepermi. Ne pamundesi per te perballuar koston keta fermere jane duke sfiduar kohen dhe veten e tyre teksa perballen me format primitive te punimit te tokes.

Rritja e çmimit te karburanteve i ka bere fermeret ta shohin perdorimin e traktorit si nje luks qe nuk mund t’ia lejojne vetes pasi perveç veshtiresive dhe punes se madhe qe u duhet per marrjen e prodhimeve ata nuk kane nje treg te garantuar ndaj ky do te ishte nje shpenzim i tepert per te ardhurat e pakta qe sigurojne nga toka.

Dibër, fermerët e punojnë tokën me kafshë

Çmimet e punimit të tokës por edhe mungesa e mjeteve motorrike ka detyruar një pjesë të madhe të fermerëve që ende punojnë tokat ta kryejnë këtë proces në menyrë mesjetare.

Ne fshatin Erebare te Maqellares toka punohet me kuaj. Mke dynim toke kushton 20 mije leke dhe po t’i shtosh ketu edhe çmimet e farerave plehrave dhe proceset e tjera te punes ne bujqesi ne fund prodhimi del me kosto me te larte se çmimet e shitjes.

Mungesa e infrastruktures, mbeshtetjes se fermereve apo te nje tregu qe terheq prodhimet e fermereve vendas, ka sjelle pasoja per prodhuesit vendas. Ata punojne me siperfaqe te kufizuara dhe per te ulur sadopak shpenzimet i jane kthyer metodave primitive qe sjellin rezultat te ulet ne prodhim.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB