
Në mesin e kësaj jave, guvernatori i Bankës së Shqipërisë paralajmëroi se
ecuria e konsumit të brendshëm do të jetë përcaktuese për rritjen
ekonomike.
Mesazhi i guvernatorit të Bankës së Shqipërisë është i qartë. Rrethanat ndërkombëtare janë ndëshkuese për ekonominë dhe shpresa e vetme për të mbajtur një rritje ekonomike të kënaqshme, edhe këtë vit, së paku deri tani, mbetet rritja e shpenzimeve nga publiku shqiptar. Por a do të kemi këtë shans? Shifrat zyrtare thone ende jo.
Sipas Doganave, importi i mallrave per dy muajt e parë të vitit ka rënë me rreth 22 për qind krahasuar më të njëjtën periudhë të një viti më parë. Ky është rezulati më i keq që prej vitit 2008, kur nisi kriza e çmimeve, e cila pasoi me tej në krizen ndërkombetare financiare.
Rënien e konsumit e vertetojnë edhe treguesit fiskalë. Edhe pse çmimet e produkteve ushqimore jane rritur 8 për qind këto katër muajt e fundit sipas Bankës Boterore, të ardhurat në buxhet kanë rënë. Treguesi më domethënës është Tatimi mbi Vlerën e Shtuar. Sipas Ministrisë së Financave, nga kjo takse gjatë tre muajve te parë janë mbledhur 5.2 për qind më pak të ardhura, sesa parashikimet dhe vetëm 0.8 per qind me shumë se një vit më parë, duke qene rezultati më i keq qe nga viti 2002.
Ndërkohe edhe nga sektori ‘Banka’, treguesit thone se kredia është shtrenguar dhe se depozitat e qytetarëve tentojne te jene afatgjate çka edhe sipas Bankes se Shqipërise tregon se qytetaret kane prirje per te konsumuar me pak.
Këta treguesit të bashkangjitur me paralajmerin e Bankes Boteroe se bota po i drejtohe nje krize te trete te çmimeve te larta deshmojne se se paku deri tani varka e shpetimit per rritjen e ekonomise përmes rritjes se konsumit te brendshem, po fut uje.
Top Channel