Presidenti dhe kandidati i së djathtës për një tjetër mandat, Nicolas Sarkozy hodhi poshtë akuzat e ngritura nga Domenique Strauss-Kahn për përfshirjen e tij, apo partisë së tij në skandalet seksuale të ish-kreut të FMN-së.
I pyetur nga gazetarët francezë gjatë një takimi elektoral, Sarkozy tha se Domenique Strauss-Kahn duhet t’i kursejë kritikat e tij, të përballet me ligjin për akuzat e ngritura kundër tij e ta lërë Francën të vendosë për presidentin që do ta udhëheqë pas 6 majit.
Ish-shefi i FMN-së, Dominique Strauss Kahn përsëriti deklaratat se kundërshtarët politikë organizuan rrënimin e tij përmes skandalit seksual, me qëllim parandalimin e kandidimit për presidencialet.
Kahn tha për gazetën britanike “The Guardian†se persona të lidhur me partinë e presidentit Nicolas Sarkozy përgjuan telefonin e tij celular.
Deklaratat vijnë në një moment të ndjeshëm për presidentin Sarkozy, që po kërkon rizgjedhjen në raundin e dytë të zgjedhjeve.
Strauss Kahn braktisi planet për pallatin Elize menjëherë pasi u akuzua për përdhunim vitin e kaluar,në një hotel të Nju Jorkut.
Megjithatë, gjatë intervistës ai nuk deklaroi se takimi i papritur me kamarieren e hotelit Nafissatou Diallo ishte rezultat i një kurthi.
Por nga ana tjetër ai sugjeroi se rrjedha e mëtejshme e ngjarjeve ishte orkestruar që ai të turpërohej përpara publikut.
“Ndoshta politikisht isha naiv, por unë thjesht nuk besoja se ata do të shkonin kaq larg… Unë nuk mendoja se ata mund të gjenin diçka të tillë për të më ndaluarâ€, ka shtuar Strauss Kahn.
Këto deklarata u bënë më parë për gazetarin amerikan Edëard Jay Epstein, nëntorin e kaluar, në “New York Review of Booksâ€.
Top Channel