Kriza, Merkel: OK rritjes së fondit të shpëtimit

27/04/2012 00:00

Kancelarja gjermane, Angela Merkel la të hapur mundësinë e rritjes së shumës financiare të fondit të sigurisë së Bashkimit Europian, por rrëzoi kërkesat për modifikime të paktit dhe të marrëveshjese së BE-së për deficitin.

“Po përgatitemi për të hartuar një program të rritjes që mendoj se do të jetë gati për shqyrtim në muajin qershor, gjatë samitit të vendeve europiane”, deklaroi kancelarja gjermane.

Kërkesa për rritjen e fondit të shpëtimit mbështetet më fort nga vendet e prekura nga kriza financiare, vendet me deficite të mëdha në buxhet, si Spanja, Greqia, Portugalia, Irlanda dhe Italia ku po ndërmerren shkurtime drastike të pagave dhe të shpenzimeve publike.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA