Danimarkë, shmanget sulmi terrorist

27/04/2012 00:00

Shërbimet sekrete daneze kanë njoftuar se kanë arrestuar të premten në Kopenhagen tre të rinj, që dyshohet se do të kryenin atentate terroriste.

Sipas njoftimit, dy nga të rinjtë janë nga vende të Lindjes së Mesme, përkatësisht 22 dhe 24 vjeç, ndërsa tjetri është një 23-vjeçar evropian që jeton në Egjipt.

Ata, nënvizon burimi, u kapën teksa mbanin armë automatike dhe municione, të cilat dyshohet se do të përdoreshin për atentate, të ngjashme me ato të Breivik në Norvegji.

Njoftimi për shtyp saktëson më tej se të rinjtë, përkatësisht nga Jordania, Turqia dhe Danimarka, për momentin akuzohen për armëmbajtje pa leje, por pritet që hetimet të zbardhin skenarin e vërtetë të tyre.

Atentatet me sfond islamik në vendet perëndimore duket se po ndryshojnë modalitetin e tyre, duke kaluar nga kamikazë që hidhen në erë në mes të njerëzve, në grupe terroristësh që qëllojnë me armë zjarri në zona të populluara me njerëz.

Stili në fjalë bëri bujë pak vite më parë në Indi, kur një grup terroristësh pakistanezë hapën zjarr në qytetin e Mumbait duke vrarë rreth 200 persona dhe duke shënuar një ndër sulmet më të rënda terroriste në vend.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA