“Standard & Poor” zhvlerëson Spanjën

27/04/2012 09:20

Kompania e vlerësimeve financiare, “Standard & Poor”,  zhvlerësoi normën e kreditimit të Spanjës dhe paralajmëroi se në mungesë të shenjave të dukshme të përmirësimit, mund të ulë edhe më tej vlerësimin e saj.

Një zhvlerësim i normës do të thotë se ekonomia spanjolle tashmë është më e paqëndrueshme dhe kjo do të reflektohet me një shtrenjtim të huamarrjes për Madridin zyrtar në tregjet ndërkombëtare.

Tashmë, Spanja vlerësohet me normën BBB+ dhe ekspertët parashikojnë se mund të jetë e detyruar të marrë më shumë hua për të mbështetur sektorin bankar në vështirësi.

“Standard & Poor” gjithashtu parashikoi një recesion prej 1,5% të ekonomisë spanjolle gjatë 2012, duke kundërshtuar kështu vlerësimin e tij të mëparshëm për qëndrimin në stanjacion.

Rritja në 2013-n duhet të jetë prej 0,5%, nga më shumë se 1% që ishte parashikuar më parë.
Në raportin e tij, “S & P” evidentoi se vendi ka nevojë të menjëhershme për të krijuar vende të reja punësimi dhe një sektor bankar më dinamik e më të qëndrueshëm.

Aktualisht, Spanja është vendi i BE-së më i goditur nga papunësia, me 23% të popullsisë aktive dhe një në dy të rinj që nuk është në gjendje të sigurojë një punë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA