Shtohet dhuna në Siri, pas vizitës së vëzhguesve

26/04/2012 04:28

Një grup i vogël i vëzhguesve rifilluan misionin e Kombeve të Bashkuara për të monitoruar armëpushimin në Siri, por duket se që në fillim pati shenja të përhapjes të dhunës të raportuar nga aktivistët e opozitës.

Në atë që duket të jetë një model i hakmarrjes, forcat e sigurisë ishin të akuzuara për sulmin ndaj një sërë zonave të nxehta, duke përfshirë qytetet e Hama dhe Douma, pasi vëzhguesit e OKB-së ishin larguar.

Forcat e sigurisë kanë raportuar gjithashtu se në shënjestër janë edhe rezidentët të cilët kanë folur me vëzhguesit, sipas Ahmad Faëzi, zëdhënësi i të dërguarit të posaçëm në Siri, Kofi Anan. Faëzi i tha Këshillit të Sigurimit që njerëzit janë keqtrajtuar apo vrarë vetëm se kanë folur me vëzhguesit.

Një aktivist në Douma u kërkoi vëzhguesve të ktheheshin në qytetin e rrethuar për të parë se çfarë po ndodhte pas largimit të tyre.

“Forcat e sigurimit kanë vazhduar rrethimin e tyre në Douma për ditën e dytë rresht”, tha Mohammed, i identifikuar vetëm me emrin e tij për arsye sigurie.

“Ne i bëjmë dëshpërimisht thirrje vëzhguesve ndërkombëtarë të kthehen në Douma për të parë fytyrën tjetër të regjimit”, tha ai.

Më parë i dërguari i posacëm i OKB-së, Kofi Anan dënoi dhunën në Siri, ndërsa Ministri i Jashtëm francez Alain Jupe paralajmëroi ndërhyrjen e trupave ndërkombëtarë për të vendosur paqen.    

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA