SHBA, Konektikat heq dënimin me vdekje

26/04/2012 00:00

Konektikati është shteti i 17 SHBA-ve që heq dënimin me vdekje. Pas aprovimit nga Senati dhe Dhoma e Përfaqësueseve pak javë më parë, ka ardhur firma e guvernatorit Daniel Malloy.

Ligji, që hyn menjëherë në fuqi, zëvendëson dënimin me vdekje me burg të përjetshëm pa mundësi për lirim me kusht. Gjithsesi ky ligj nuk do të jetë i vlefshëm për 11 të burgosurit që gjenden për momentin në prag vdekjeje.

Guvernatori Malloy tha se gjatë 52 viteve të fundit vetëm 2 persona janë ekzekutuar në Konektika. “Njerëzit e këtij shteti kanë paguar për apelet dhe kanë parë mbrojtësit të shkojnë përballë telekamerave duke siguruar një vëmendje publike që nuk e meritojnë”, tha ai.

Një masë të tillë mori dritën e gjelbër nga 2 dhomat në 2009, por duke u frenuar më pas nga guvernatori i atëhershëm republikan, Jodi Rell, që citoi rastin e një vjedhjeje brutale në 2007 për të mbështetur nevojën e dënimit me vdekje.

Ndërkohë në vitin 1976, Gjykata e Lartë i dha fund sezonit të moratoriumit të ekzekutimeve që zgjati 4 vjet. Konektikat është shteti i 5 në 5 vjet që heq dënimin me vdekje pas Nju Jorkut, Nju Xhersit, Nju Meksikos dhe Ilinoisit.

Top Channel