Pakistan, shpallet fajtor kryeministri

26/04/2012 09:15

Gjykata e Lartë në Pakistan ka shpallur kryeministrin Yousuf Raza Gilani fajtor në një proçes për shpërfillje të gjykatës.

Gjithësesi, gjykata i dha zotit Gilani vetëm një dënim simbolik dhe ai nuk do të shlyejë asnjë dënim me burg.

Zoti Gilani ka mohuar të ketë vepruar ndesh me gjykatën, pas dështimit për të rihapur çështjet për korrupsion ndaj presidentit Asif Ali Zardari.

Gilani ka argumentuar se presidenti, që hedh poshtë akuzat ndaj tij, gëzon imunitet duke qenë se është kryetar shteti.

Proçesi tremujor përfundoi të martën, kur pala mbrojtëse dhe ajo e akuzës u këshilluan me njëra-tjetrën.

Duke mbërritur në selinë e Gjykatës së Lartë të enjten në mëngjes, zoti Gilani dhe anëtarët e kabinetit të tij u rrethuan nga mediat dhe mbështetësit e tij, disa prej të cilëve i hodhën petale trëndafili.

Ai u largua nga salla vetëm pak momente pasi vendimi u dha. Vendimi mund të shihet si një fitore nga ana e qeverisë, pasi i mundëson zotit Gilani që të vazhdojë të mbajë postin.

Gilani, që është shfaqur përpara trupit gjykues për të tretën herë këtë vit, më herët kishte thënë se do të tërhiqej nëse do të shpallej fajtor.

Megjithatë, korrespondenti i BBC në Islamabad thotë se ka ende mundësi që kryeministri të shkarkohet nga çdo funksion publik, në vartësi të pjesës së Kushtetutës në bazë të të cilës është dënuar.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA