Irak, rikthehen sulmet terroriste

26/04/2012 00:00

Në Irak rikthehen sulmet vetëvrasëse. Të paktën tetë persona kanë humbur jetën dhe disa të tjerë janë plagosur nga shpërthimi i dy bombave në qytetin e Bakubës në Irakun Qendror.

Autoritetet irakiane njoftojnë se një autobombë shpërtheu pranë një ambjenti publik në veri të qytetit, ndërsa pak minuta më vonë, pak metra larg shpërthimit të parë, ndodhi një tjetër shpërthim.

Sic njofton policia irakiane, cituar nga mediat ndërkombëtare, në shpërthimin e parë, atë ku u hodh në erë automjeti, ka mbetur i vdekur edhe vetë autori. Po i njëjti dyshohet se është autor edhe i bombë-vënies së dytë, e cila më pas mendohet se është shpërthyer në distancë.

Sulmi nuk është marrë përsipër nga asnjë grup militant, por dyshimet e para janë ato të përplasjes fetare, që në qytetin e Bakubas janë të theksuara. 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA