Deutsche Bank, rënie e të ardhurave

26/04/2012 00:00

Banka e fuqishme Deutsche Bank ka raportuar për një rënie të ndjeshme të
fitimeve, pjesërisht për shkak të performancës së dobët në investimet
bankare gjatë krizës së borxhit në eurozonë.

Të ardhurat neto për tre muajt e parë të vitit ishin 1.4 miliardë euro, një rënie me 35 për qind, nga 2.1 miliardë që banka kishte fituar një vit më parë. Ndërsa të ardhurat vjetore ranë me 12 për qind, në 9.2 miliardë euro.

Banka deklaroi gjithashtu se ambjenti i biznesit ishte më i qëndrueshëm sesa në fund të vitit të kaluar, por ishte më pak i favorshëm se një vit më parë.

Banka më e madhe e Gjermanisë pësoi një humbje prej 257 milionë eurosh pasi u çregjistrua nga kontrolli i pjesës së saj në kompaninë farmaceutike “Actavis”.

Të ardhurat vjetore në divizionin e investimeve të bankës ranë me 8 për qind në 6.2 miliardë euro, ndërsa ato të divizionit për menaxhimin e aseteve me 17 për qind, në kuotën 3.4 miliardë.

Ndërsa Postbank, dega e shitjeve me pakicë të DB, raportoi gjithashtu për një rënie të të ardhurave për shkak të normave të ulëta të interesit dhe një lëvizjeje për të reduktuar rrezikun e operacioneve të saj.

“Ky është një rezultat i fortë që reflekton performancën e mirë në radhët e shumë bizneseve, pavarësisht rreziqeve të vazhdueshme dhe rënies së aktivitetit të klientëve në një vit prioritar”, deklaroi kompania.

Top Channel