Breivik, norvegjezët këndojnë para gjykatës

26/04/2012 14:55

Të mbijetuarit e sulmit me bombë të Anders Behring Breivik në Oslo, më 22 korrik, kanë dëshmuar në ditën e nëntë të gjyqit të tij në kryeqytetin norvegjez.

Një prej tyre, Harald Fosker, iu desh t’i nënshtrohej një ndërhyrjeje kirurgjike në fytyrë si rezultat i shpërthimit në selinë e qeverisë, ku mbetën të vrarë 8 persona.

Breivik, i cili më vonë vrau 69 persona në ishullin Utoja, pranon sulmet po mohon fajësinë dhe paaftësinë mendore të tij. Ndërkohë, rreth 40 mijë persona kanë kënduar një këngë paqeje në një shesh pranë gjykatës.

Në seancën e së premtes së kaluar, Breivik sulmoi sistemin arsimor të Norvegjisë dhe akuzoi këngëtaren Lillebjoern Nilsen si “një shembull i mirë i Marksistit që infiltrohet në sektorin e kulturës dhe bën muzikë për t’u bërë lavazh truri fëmijëve”.

Personat e mbledhur në shesh ditën e sotme kanë kënduar një prej këngëve të këngëtares në fjalë, “Children of the Rainboë”. Paneli gjyqësor prej pesë gjyqtarësh në proçesin ndaj Breivik do të vendosin mbi gjendjen e tij mendore në korrik.

Zoti Fosker, një punonjës i Ministrisë së Drejtësisë, teksa dëshmonte përshkroi momentin e shpërthimit: “Mbaj mend vetëm që më dolën dhëmbët nga vendi”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA