SHBA, rast i sëmundjes së lopës së çmendur

25/04/2012 00:00

Autoritetet shendetesore amerikane njoftuan se kane identifikuar nje
rast te semundjes se lopes se çmendur ne Kaliforni, i katerti ne rang
vendi, por insistojne se asnje pjese e kafshes se prekur nuk ka hyre ne
zinxhirin ushqimor kombetar.

Rishfaqja e semundjes vjen pas nje pauze 6-vjecare. Shefi i sektorit te veterinarise ne Departamentin Amerikan te Bujqesise sqaroi se eksportet e mishit te lopes nuk jane prekur. ‘Si shendeti njerezor dhe ai shtazor jane mese te sigurte’, tha John Clifford. Por zyrtaret ne Japoni e Tajvan reaguan te shqetesuar, madje ministri tajvanez i shendetesise ndaloi mbajtjen e nje seance parlamentare per rishikimin e metejshem te sigurise se mishit amerikan.

“Nese ky rast konfirmohet, atehere do te harxhonim kohen kot me diskutime sepse kjo do te prekte padyshim protokollin amerikano-tajvanez te mishti te lopes”, tha Chiu ëen, minister i Shendetesise në Tajvan.

Ne 2011-ten, Tajvani importoi mbi 35.000 tone mish lope nga Shtetet e Bashkuara, 8% me pak se vitin paraardhes. Ne njeren prej rrugeve kryesore te Tajpeit, disa prej restoranteve kane vendosur tabela ku theksojne se mishi qe ata perdorin, vjen nga Australia. Tajvani i ndaloi importet e mishit amerikan dhjetorin e vitit 2003 pas shfaqjes se semundjes ne Shtetet e Bashkuara. Por prillin e 2005-ses, nisi te pranonte serish mish nga Amerika, vetem se pa kocka dhe nga gjedhe jo me te medhenj se 30 muajsh. Semundja e lopes se çmendur eshte vdekjeprurese per kafshet, por mund te provohet e tille edhe per njerezit qe konsumojne mish te infektuar.

Top Channel