SHBA, gara mes republikanëve

25/04/2012 00:35

Kandidati Republikan për Presidenti, Mit Romni është përqëndruar në zgjedhjet e nëntorit, duke iu drejtuar votuesve si alternativa më e mirë për Shtetet e Bashkuara.

Ndërkohë në pesë shtete Nju Jork, Pensilvani, Kenektikat, Delauer dhe Rod Ajlend, po zhvillohen zgjedhjet paraprake, që sipas parashikimeve do të nxjerrin fitues ish-guvernatorin e Masacusets.

Pasi braktisi garen ish-senatori i Pensilvanisë, Rik Santorum, të vetmit rival të Mit Romnit janë ish-kreu i Dhomës së Përfaqësuesve, Njut Gingric dhe Kongresmeni nga Teksasi Ron Pol.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA