Rusi, falet i burgosuri politik

25/04/2012 21:40

Një person i konsideruar nga opozita ruse si i burgosur politik u lirua ditën e mërkurë, dy ditë pasi u fal nga presidenti në largim, Dmitry Medvedev.

Sergei Mokhnatkin ishte shpallur më parë fajtor për goditjen e një polici gjatë një protested he ishte dënuar me dy vite e gjysmë burgim. Lirimi i tij u mirëprit nga aktivistët anti-Putin.

Emri i tij ishte në në listën prej 32 personash, që konsiderohen si të “burgosur politikë” nga ana e opozitës dhe për të cilët është kërkuar falja e Medvedev.

13 prej tyre janë liruar, por në burg vazhdon të mbetet Mikhail Khodorkovsky. Dikur njeriu më i pasur në Rusi, mbetet në burg që prej vitit 2005 për evasion fiskal dhe Moska vazhdon të këmbëngulë në zbatimin e dënimit të tij deri në fund, pavarësisht zërave të shumtë ndërkombëtare që kanë dënuar procesin si politik.

Një zëdhënëse e aktivistëve, deklaroi se Mokhnatkin është i vendosur që të luajë një rol në jetën publike.

Ndonëse ai pranoi se qëlloi me grusht një polic duke i thyer hundën në një protestë në dhjetor 2009, Mokhnatkin ka pretenduar gjithmonë se nuk ishte pjesë e demonstruesve dhe se ndërhyri vetëm kur pa se si policët po rrihnin brutalisht një grua të pambrojtur.

Boris Nemtsov, një figurë e njohur e opozitës dhe ish-zëvendëskryeministër për vete, deklaroi në agjensinë “Reuters”: “Falja e një të burgosuri politik është një fakt pozitiv, por është vetëm një njeri dhe shumë të tjerë duhet të lirohen”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA