Maddie, Scotland Yard: Mund të jetë gjallë

25/04/2012 18:00

Policia londineze beson se Madeleine McCann, vogëlushja që u zhduk në maj të vitit 2007 në Portugali, mund të jetë ende gjallë dhe për këtë ka publikuar një portret të saj se si mund të jetë sot.

Gjithashtu, Scotland Yard u ka kërkuar autoriteteve portugeze që të rihapin hetimet mbi zhdukjen e vogëlushes nga një rezidencë në Praia da Luz, pasi tashmë ka gjetur 195 pista të reja.

Andy Redwood, detektivi në krye të hetimeve, në një intervistë për BBC ka deklaruar se tani ka “mundësitë më të mira” për të zgjidhur misterin e pesë viteve më parë.

Grupi i tij prej 28 detektivësh të operacionit “Grange”, po ekzaminon një numër të madh raportesh e dokumentash të policisë dhe hetuesve privatë, si britanikë ashtu edhe portugezë.

Operacioni “Grange”, i nisur nga kryeministri David Cameron pas kërkesave të prindërve të Madeleine, Gerry dhe Kate, ka kushtuar deri tani dy milion stërlina, pasi hetuesit kanë udhëtuar katër herë në Portugali dhe dy herë në Spanjë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA