Kushte atmosferike të paqëndrueshme dhe vranësira të pakta, parashikimi i motit për këtë të shtunë Lirohet ne sallen e gjyqit Astrit Gjoni, i arrestuar ne daten 5 prill.
Ndalimi gjonit u be nga policia pasi kerkohej nga Interpol Roma per
pjesmarrje ne organizata kriminale, shfrytezim prostitucioni dhe
favorizim te emigracionit klandestin.
Gjate paraqitjes ne gjykate avokati kerkoi lirimin per shkak se nuk ishin dhene sakte gjeneralitetet e te ndaluarit, emri i babait dhe nenes dhe sipas tij ne Shqiperi jane 29 persona me kete emer. Prokurorja e çeshtjes tha se kishte marre njoftim nga Gjykata e Apelit e Kozences ne Itali se është anulluar urdhër-arresti ndërkombëtar, në bazë të të cilit ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar dhe ishte shfajësuar nga veprat penale. Pas vendimit i ndaluari qe fitoi lirine deklaroi se ishte rezident ne Angli dhe nuk kishte jetuar asnjehere ne Itali.
Se fundmi Policia e Shtetit ka ekzekutuar disa dhjetra urdhera arresti per personat e shpallur ne kerkim nderkombetar.
Top Channel